Te Gjitha Sportet
Te Gjitha Sportet
Te Gjitha Sportet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Te Gjitha Sportet


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 135
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Age : 28
Location : mitrovicë

Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë Empty
MesazhTitulli: Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë   Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë Icon_minitimeFri Mar 12, 2010 6:05 am

Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë 3074


Pas tetë vjetësh do të rikthejmë titullin e kampionit në qytetin e Mitrovicës. Këtë nuk e themi vetëm më fjalë, por do të dëshmojmë me cilësi dhe rezultate në fushë”, tha kapiteni i KB Trepçës, Ilir Selmani.

Qe tetë vjet klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica agjëron për titullin e kampionit. Ky agjërim i kamotshëm si duket i ka ardhur edhe fundit dhe mitrovicasit shpresojnë se këtë vit titulli do të shkojë në vitrinat e klubit të tyre. Trepça me riorganizimet që bëri në klub para pak kohësh, me ndërrimin e trajnerit, i ka prurë gjërat në binarë dhe tashmë mendon vetëm për trofe.

Kapiteni i Trepçës, Ilir Selmani, si gjithmonë gjakftohtë, me pak fjalë, thotë se Trepça ka lojë, fuqi që mund të rrëmben titullin e kampionit. Ai vajton tri humbje të palogjikshme në kampionat nga skuadrat që shumëkush i ka llogaritur autsajdere, si Dritën e Gjilanit dhe Kosovën Vushtrrisë.

“Shumë kush thotë se Trepça në fund të kampionatit të rregullt mund të zë vendin e parë, por unë mendoj ndryshe. Të kapet vendi i parë është vështirë sepse jemi pak larg me pikë nga Sigal Prishtina. Trepça do të ishte e para sikur mos t’i humbte dy ndeshje në kampionat nga Kosova dhe një nga Drita.

Më të vërtetë kemi klubin më të organizuar në kampionat, duke u nisur nga kryesia, trajneri i ri, i cili punon profesionalisht dhe atmosfera në klub, të gjitha këto bëjnë që sivjet ta sjellim titullin në Mitrovicë. Synimet tona nuk janë vetëm sa për sy e faqe, por këto bazohen në lojën që aplikojmë në çdo ndeshje dhe cilësinë që kemi.

Jemi e vetmja skuadër që e kemi mposhtur dy herë Sigal Prishtinën, një herë në Mitrovicë dhe pastaj në Prishtinë”, tha Selmani. Trepça renditet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Sigal Prishtina e para me 44 pikë, por që ka një ndeshje më pak me Bambin.

Mirëpo, Selmani, ka thënë se Trepça duhet të luftojë për vend të dytë dhe sipas tij, kësaj të shtunën do të vendoset se kush i dyti dhe kush i treti. “Të shtunën në Mitrovica do të vendoset se Trepça ose Bashkimi do të jenë në vend të dytë.

Kjo ndeshje besoj se do të tubojë tre mijë shikues në palestrën ‘Minatori”, që mendoj se do të shohin basketboll të bukur dhe një fitore të skuadrës sonë. Kundër Bashkimit jemi të përgatitur maksimalisht dhe do të japim shpirtin në fushë vetëm të shënojmë fitore, me qëllim që t’i gëzojmë adhuruesit në veçanti ‘Torcidën’ e flaktë që janë adhuruesit më të mirë.

Trepça si përparësi ndaj Bashkimit ka basketbollistët në repartin e qendrës, po ashtu kemi edhe përparësinë e fushës si dhe lojtari numër gjashtë padyshim do të jenë adhuruesit e mrekullueshëm, ‘Torcida’. Po ashtu Bashkimi ka përforcime, por sa e di unë nuk janë së mirë të komponuar dhe këtë ne do të shfrytëzojmë t’i mposhtim sa më lehtë”, theksoi Selmani.

Njëri prej basketbollistëve më përvojë, Selmani, shtoi: “Konkurrent kryesorë për titull natyrisht se kemi Sigal Prishtinë, por edhe Bashkimi nuk duhet lënë anash. Përveç titullit kërkojmë edhe kupën e Kosovës, për çka mendoj se këto synime do t’i realizojmë në vepër dhe jo vetëm me fjalë”, nënvizoi Selmani. Në fund, Selmani tha se në garat e play-offit do të vendoset kampioni dhe sipas tij, Trepça do të jetë ajo që do të triumfojë. /botasot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mylll.albanianforum.net
Admin
Admin



Numri i postimeve : 135
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Age : 28
Location : mitrovicë

Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë Empty
MesazhTitulli: Re: Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë   Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë Icon_minitimeFri Mar 12, 2010 6:10 am

duhet me fitu patjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mylll.albanianforum.net
fikra16
moderator
moderator
fikra16


Numri i postimeve : 65
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Location : mitrovic

Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë Empty
MesazhTitulli: Re: Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë   Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë Icon_minitimeFri Mar 12, 2010 6:16 am

po valla ket ndeshje edhe krejt kupen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë Empty
MesazhTitulli: Re: Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë   Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Selmani: Të shtunën vendoset për vendin e dytë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Te Gjitha Sportet :: Basketboll Vendor-
Kërce tek: