Te Gjitha Sportet
Te Gjitha Sportet
Te Gjitha Sportet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Te Gjitha Sportet


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Dua Titullin dhe Kampionin

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 135
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Age : 28
Location : mitrovicë

Dua Titullin dhe Kampionin Empty
MesazhTitulli: Dua Titullin dhe Kampionin   Dua Titullin dhe Kampionin Icon_minitimeWed Mar 24, 2010 11:36 am

Dua Titullin dhe Kampionin 7b164203fa1e1f4beabe549-------------------by : Fikra16------------
Basketbollisti Dime Tasovski edicionin e shkuar ishte më i merituari që skuadra e Rabotniçkit fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë. Tasovski (201 cm) ia kishte siguruar titullin Rabotniçkit pasi në ndeshjen e fundit finale të plejofit kishte shënuar 37 pikë kundër skuadrës Feni Industri. Tasovski shpreson që një sukses të tillë ta përsërisë edhe me skuadrën e Trepçës në Technomarket Superligën e Kosovës në basketboll. Ai që në ndeshjen e parë në fanellën gjelbër e zi arriti të bëhet hero i Trepçës. Të enjten kundër Pejës shënoi pikët vendimtare që ndeshjen e dërguan në vazhdim, ndërsa në kohën shtesë shënoi shumicën e pikëve për ekipin mitrovicas. Tasovski në Kampionatin e Kosovës debutoi me 21 pikë. Me paraqitje të mirë u befasua edhe vetë reprezentuesi i Maqedonisë.
"Është e vërtetë që edicionin e shkuar sigurova titullin për Rabotniçkin, ndërsa tash atë sukses dua ta shijoj me ekipin e Trepçës. Nëse Zoti do, atëherë do ta siguroj titullin për Trepçën", ka deklaruar të shtunën Tasovski 29-vjeçar.
"Nuk kam pritur të jem më meritori për fitoren me Pejën, pasi thjesht vetëm doja të debutoja me fitore të lehtë. Tash shpresoj të fitojmë titullin e kampionit me Trepçën, pasi po tregojmë lojë të mirë dhe kemi ekip të mirë që po drejtohet me sukses nga trajneri Pançe Milevski".
Tasevski iu bashkua Trepçës në fillim të javës. Ai deri më tani ka luajtur në Ukrainë për skuadrën Halychyna, ndërsa pas shkëputjes së kontratës ai nuk ka pritur se do të luajë në elitën e basketbollit kosovar.
"Kur shkëputa kontratën në Ukrainë praktikisht mbeta pa angazhim, sepse në Maqedoni afati kalimtar ishte mbyllur. Mirëpo pas kontakteve me trajnerin Milevski që me ftoi te Trepça dhe pas bisedimeve me krerët e saj vendosa të jem pjesë e kësaj skuadre", tha Tasovski. "Më vjen mirë që jam te Trepça, sepse ka tifozë të mrekullueshëm dhe atmosfera është fantastike. Me sa kam parë unë, tash për tash jemi vetëm tri skuadra favorite për titullin e kampionit. Përveç ekipit tonë, titullit mund t'i gëzohen edhe Sigal Prishtina e Bashkimi".
Tasovski është anëtar i rregullt i Përfaqësueses së Maqedonisë dhe ka luajtur në Kampionatin evropian të vitit 2009 që u mbajt në Poloni. Është paraqitur në të gjitha gjashtë ndeshjet që luajti Maqedonia. Pati mesatare prej katër pikësh e 1,3 kërcime për ndeshje. Është basketbollisti i vetëm që ka luajtur në Evropian e që bën karrierë në Evropë.
"Ishte një përvojë shumë e mirë dhe sikur të kishim pak fat me siguri se do të kalonim edhe rrethin e dytë. Suksesi nuk ishte edhe aq i madh edhe për faktin se në përfaqësuese u bë ndërrimi i gjeneratave", tha ai. Maqedonia fitoren e vetme në "euro 2009" e shënoi kundër Izraelit. Kjo fitore i mjaftoi të kualifikohej në rrethin e dytë, ku i humbi të gjitha takimet.
Tasevski është njëri nga dy lojtarët e huaj te skuadra e Trepçës. Plejmejkeri boshnjak Dinko Peljto luan nga fillimi i edicionit.


Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted Dua Titullin dhe Kampionin Icon_twisted
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mylll.albanianforum.net
fikra16
moderator
moderator
fikra16


Numri i postimeve : 65
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Location : mitrovic

Dua Titullin dhe Kampionin Empty
MesazhTitulli: Re: Dua Titullin dhe Kampionin   Dua Titullin dhe Kampionin Icon_minitimeWed Mar 24, 2010 2:34 pm

shum i qart o ky njeri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Admin
Admin



Numri i postimeve : 135
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Age : 28
Location : mitrovicë

Dua Titullin dhe Kampionin Empty
MesazhTitulli: Re: Dua Titullin dhe Kampionin   Dua Titullin dhe Kampionin Icon_minitimeThu Mar 25, 2010 6:42 am

shum i fort valla lojtari ma i miri njeher pernjeher i Trepça
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mylll.albanianforum.net
Sponsored content





Dua Titullin dhe Kampionin Empty
MesazhTitulli: Re: Dua Titullin dhe Kampionin   Dua Titullin dhe Kampionin Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dua Titullin dhe Kampionin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Te Gjitha Sportet :: Basketboll Vendor-
Kërce tek: