Te Gjitha Sportet
Te Gjitha Sportet
Te Gjitha Sportet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Te Gjitha Sportet


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
fikra16
moderator
moderator
fikra16


Numri i postimeve : 65
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Location : mitrovic

MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Empty
MesazhTitulli: MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010   MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Icon_minitimeSun Apr 11, 2010 7:37 am

MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Img01410
Skenat e hidhura që kanë ndodhur në finalen e Kupës së Republikës së Kosovës që u zhvillua ne Mitrovice nuk kanë asnjë lidhje me sport. Bordi i FBK-së dënon fuqimisht të gjitha aktet e dhunës që e prishën imazhin e sportit dhe punën e njerëzve të basketbollit. Hedhja e koktejeve te molotovit, hedhja e mjeteve piroteknike mbi publikun e ekipit kundërshtarë , hedhja dhe demolimi i karrigeve dhe mjeteve tjera te renda te cilat e rrezikojnë jetën e qytetarëve , janë vepra huligane dhe kriminele. Këta njerëz nuk e kanë vendin në tribuna të sportit dhe policia duhet të ndërmarrë masa ndaj individëve të tillë. Vet fakti që ende asnjëri nga këta "tifoz" nuk është përgjigjur për këto vepra para ligjit i inkurajon dhe u jep mundësi që të vazhdojnë akte të tilla.
Në radhë të parë policia dhe klubet duhet të organizohet më mirë për të parandaluar dhunën në masën që e kemi parë në Mitrovicë. Problemi duhet parandaluar ,aq më shumë kur është pritur,e jo të merremi me pasojat e tij.
Përdhosja e Kupës ,përkatësisht hedhja e saj në parket,është akt anti shtetëror dhe drejtuar kundër simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës. Kërkojmë nga organet kompetente që reagojnë konform ligjit.
Bordi i FBK-së kërkon nga klubet dhe të gjithë anëtarët e FBK-së që të përkujdesen maksimalisht që garat përfundimtare në të gjitha kategoritë të kalojnë në lojë fer dhe korrekte.
Bordi apelon te tifozët e të gjitha skuadrave për korrektësi ,respekt ndaj kundërshtarit dhe anim për ekipin e tyre e jo kundër atij kundërshtarë.
Bordi zotohet që të përcjell nga afër të gjitha garat dhe kërkon nga gjykatësit e ndeshjeve përkushtim maksimal në mënyrë që së bashku me organet ekzekutive të FBK-së të ndërmarrë masa urgjente për mënjanim të të gjitha parregullsive..
Në këtë drejtim Bordi i FBK-së sjellë urdhëresë:
1.Nuk lejohet qëndrimi i asnjë personi të palicencuar nga FBK në pjesën e parketit,përkatësisht në dhe rreth fushës së lojës(përpos në tribuna).Personat që lejohen në parket janë: Zyrtarët e klubeve të paraqitur në listën paraqitëse ,zyrtarët e ndeshjes përkatëse(tavolina zyrtare dhe gjyqtarët), sikurse edhe ekipi TV i cili e transmeton ndeshjen.
Gazetarët tjerë duhet të vendosen në VIP lozhat mbi bankat e skuadrave. Këtu mund të vendosen zyrtarët e licencuar të klubeve të FBK-së(secili mbi bankë të vet),ndërsa zyrtyarët e lartë të FBK-së dhe mysafirëve të tyre duhet t`ju sigurohet vendi në llozhën qendrore.
2.KB Trepca ndeshjet si nikoqir pas vendimit të Komisarit duhet t`i zhvilloj në palestër konform propozicioneve së paku 30 km larg Mitrovicës .
3.Bordi i FBK-së shqyrtoj edhe urdhëresen e Departamentit të Sportit të MKRS për lirimin e menjëhershëm të zyres së kësaj federate.Bordi konsideron që vendimi është tërësisht i paarsyeshmë dhe e kundërshton ate. Bordi kërkon nga kjo Ministria që të rishqyrtoj vendimin e marrë sepse aktivitetet e ngjeshura të FBK-së nuk lejojnë dhe aspak nuk e arsyetojnë vendimin e tillë. FBK është ndër federatat më aktive dhe e licencuar dhe këto zyre i gëzon plotësisht me meritë.
Bordi i FBK-së

Erolld Belegu
President
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fikra16
moderator
moderator
fikra16


Numri i postimeve : 65
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Location : mitrovic

MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Empty
MesazhTitulli: Re: MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010   MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Icon_minitimeSun Apr 11, 2010 7:38 am

boll palidhje qi ndodhi qikoj hahhahahha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Admin
Admin



Numri i postimeve : 135
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Age : 28
Location : mitrovicë

MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Empty
MesazhTitulli: Re: MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010   MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Icon_minitimeSun Apr 11, 2010 8:32 am

op valla shum veq ska lidhje se fitojna na edhe jasht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mylll.albanianforum.net
vali

vali


Numri i postimeve : 17
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010

MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Empty
MesazhTitulli: Re: MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010   MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Icon_minitimeSun Apr 11, 2010 10:58 am

shum keq ka ndodh aaa veq munum me fitu edhe jasht nuk e kem problem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Empty
MesazhTitulli: Re: MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010   MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MBLEDHJE E BORDIT TE FBK-SE , 8 PRILL,2010
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» INFORMATORI I KUPËS SË KOSOVËS (Meshkujt) 02/04.04.2010
» TERMINET E FUNDJAVËS 13/14.03.2010 TECHNOMARKET SUPERLIGA JAVA -XXV-
» TERMINET E MESJAVËS TECHNOMARKET SUPERLIGA JAVA 26 17/18.03.2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Te Gjitha Sportet :: Basketboll Vendor-
Kërce tek: