Te Gjitha Sportet
Te Gjitha Sportet
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Te Gjitha Sportet


 
ForumPortaliKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Gigs: Lufta për titull nuk ka marrë fund

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 135
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Age : 25
Location : mitrovicë

Gigs: Lufta për titull nuk ka marrë fund Empty
MesazhTitulli: Gigs: Lufta për titull nuk ka marrë fund   Gigs: Lufta për titull nuk ka marrë fund Icon_minitimeTue Apr 13, 2010 1:02 pm

[You must be registered and logged in to see this image.]

Veterani i Mançester Junajtedit, Rajan Gigs ende nuk e sheh të humbur garën për titull kampioni në Ligën Premiere, edhe pse e pranon se skuadra e tij nuk është më në rolin e favoritit...

Djajtë e Kuq” shpresonin se do t’i gëzoheshin titullit të katërt radhazi, por në dy javët e fundit skuadra e Aleks Fergusonit ka hedhur hapa fals, duke e bërë thuajse të pamundur mbrojtjen e titullit. Pas humbjes në “Old Trafford” nga Çelsi, kur edhe e humbën pozitën e liderit, “Djajtë e Kuq” në fundjavën barazuan me Blekburnin, duke i dhënë mundësi skuadrës së Karlo Ançelotit që me fitore eventuale në ndeshjen e sotme ndaj Boltonit të shtojnë epërsinë në 4 pikë. “Tash gjithçka është në duart e Çelsit dhe Arsenalit sa i përket titullit. Ne lëshuam pikë ndaj Blekburnit, gjë të cilën nuk do të duhej ta lejonim. Ai barazim na ka zhgënjyer pa masë, por nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund, duke shpresuar se Arsenali dhe Çelsi në ndeshjet e mbetura do të rrëshqasin diku”, ka theksuar Gigs. Mançester Junajtedit të shtunën e pret një tjetër sfidë e vështirë, ngase do të luajnë derbin e qytetit me Mançester Sitin, skuadër kjo e cila po lufton për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. “Gjithmonë ndeshjet e rëndësishme janë në këtë periudhë të edicionit. Siti dëshiron vendin e katërt, ne titullin e kampionit, kurse dihet se derbi i qytetit gjithmonë ka qenë një ngjarje e madhe. Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme, por ne kemi luajtur kundër Sitit tri herë dhe të tria ato ndeshje ishin të shkëlqyeshme, prandaj shpresoj se edhe këtë herë ne do të dalim fitimtarë”, ka nënvizuar Gigs.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://mylll.albanianforum.net
fikra16
moderator
moderator
fikra16

Numri i postimeve : 65
Tifoz i Ri : 0
Join date : 12/03/2010
Location : mitrovic

Gigs: Lufta për titull nuk ka marrë fund Empty
MesazhTitulli: Re: Gigs: Lufta për titull nuk ka marrë fund   Gigs: Lufta për titull nuk ka marrë fund Icon_minitimeWed Apr 14, 2010 4:36 am

hjahhaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gigs: Lufta për titull nuk ka marrë fund
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Te Gjitha Sportet :: Futboll-
Kërce tek: